Prishtina, ritestohet për COVID-19 në Gjibraltar

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 19:35
Prishtina, ritestohet për COVID-19 në Gjibraltar

Ekipi nga kryeqyteti, FC Prishtina, ka mbërritur në shtetin e Gjibraltar-it, para ndeshjes së tyren ndaj Lincoln, e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve për Europa Ligë.

Drejtori sportiv i klubit, Granit Begolli, ka njoftuar se klubi ka mbërritur dhe me të arritur, i gjithë klubi është ri testuar për Covid 19.

Kujtojmë, se kjo ndeshje ishte e paraparë të luhet me datë 18 gusht, por ishte shtyer, pas konfirmimit të tetë rasteve pozitive brenda klubit të Prishtinës.

Për këtë takim, klubi i Prishtinës, ka angazhuar komplet lojtarë të ri si dhe trajner të ri, fal ndihmës nga klubet kosovare, që nuk hezituan ta ndihmojnë me lojtarë dhe gjithçka tjetër që ata kërkuan.

(Kosova Sot Online)