Vedati Muriqi e konfirmon lëndimin e tij

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 21:13
Vedati Muriqi e konfirmon lëndimin e tij

Njëra prej befasive që u konsiderua në listën e Challandes ishte Vedat Muriqi e që ka folur për një media në Kosovë ku ka konfirmuar atë që e kishte thënë menaxheri i Kombëtares se Kosovës, Bajram Shala.

“Ashtu siç ka thënë Bajram Shala, menaxheri i përfaqësueses, kam pasur një tërheqje muskulore në këmbën e majtë dhe do të jem jashtë fushës për 3-4 javë”, ka thënë Muriqi 

Kosova pritet që të luajë kundër Moldavisë më 3 shtator në Parma të Italisë, kurse tri ditë më vonë do të luajë kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Muriqi konsiderohet një mungesë e madhe për Kosovën, pasi që ishte mungesa e tij njëra prej arsyeve që bëri që Kosova mos të kualifikohet direkt nga grupet në Euro 2020.

(Kosova Sot Online)