Ja kush arrin marrëveshje me klubin e Premierligës

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 14:16
Ja kush arrin marrëveshje me klubin e Premierligës

Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui pritet të rikthehet sërish në Premierligë.

Lopetegui do ta marr drejtimin e ekipit të West Hamit nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri spanjoll do ta zëvendësoj David Moyes i cili do të largohet në fund të edicionit.

Për Lopeteguin, do jetë skuadra e tij e dytë në Premier League pasi që udhëhoqi Wolverhampton Wanderers sezonin e kaluar.

Trajneri spanjoll, më parë ka udhëhequr Sevillën, ku fitoi Ligën e Evropës, si dhe udhëhoqi Porton dhe Kombëtaren e Spanjës.

Ai njihet edhe për periudhën e tij të shkurtër si trajner i Real Madridit, ku u shkarkua për shkak të performancave të dobëta.

Ditë më parë, ai u refuzua nga ekipi i Milanit, ku tifozët e këtij klubi nuk e donin atë në krye.


(Kosova Sot Online)