Përgjigja e Barcelonës për Messi – shkarkimi i Bartomeut

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 22:52
Përgjigja e Barcelonës për Messi – shkarkimi i Bartomeut

Barcelona raportohet se është duke e përgatitur një përgjigje për mesazhin e Lionel Messi, e ku thuhet se ka kërkuar nga Josep Maria Bartomeu të jap dorëheqje

Associated Press shkruan që Blaugrana e ka konfirmuar letrën nga Messi, ku ai thotë se dëshiron ta shkëput kontratën me skuadrën nga Camp Nou një vit më herët.

Ai dëshiron që ta aktivizojë një klauzolë në kontratë, por klubi thotë se ajo ka skaduar më 10 qershor dhe se kërkesa i është dorëzuar avokatëve që merren me kontrata.

Raportet në Spanjë thonë se Blaugrana janë duke përgatitur një përgjigje me faks për La Pulgën, lajm që është dhënë nga i njëjti gazetar i RAC1, i cili konfirmoi i pari arritjen e letrës së Messi.

Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font, ka kërkuar zgjedhje të reja dhe ka bërë thirrje mbledhje të menjëhershme dhe ka kërkuar dorëheqjen e Bartomeut nga pozita e tij.

Font është gati për të prezantuar një mocion mosbesimi kundër presidentit aktual, në kohën kur kapiteni i skuadrës, Messi i ka informuar katalunasit që ai dëshiron të largohet nga klubi në këtë afat të transfereve. 

(Kosova Sot Online)