Suarez mbështet Puyolin për Messin

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 22:55
Suarez mbështet Puyolin për Messin

E tërë bota ka reaguar sot për lajmin bombë që erdhi nga Spanja që argjentinasi dëshiron të lrgohet nga Camp Nou

Bota e futbollit u befasua me lajmin e mbrëmjes që Lionel Messi ka vendosur që të largohet nga Barcelona, me ish Carles Puyol dhe yllin e Blaugranas Luis Suarez që e ka mbështetur ish kapitenin për vendimin e Messit që të largohet.

Burimet kanë konfirmuar për Goal që 33 vjeçari ka kërkaur nga klubi që të lejojë largimin e tij duke aktivizuar klauzolën për largim si transfer i lirë në verë.

Kontrata e tanishme e Messit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por, në lajmin e së martës, duket se ai më nuk është i interesuar të vazhdojë me Barcelonën.

(Kosova Sot Online)