Shpërthen legjenda e Barçës: “Po e njollosim emrin e Messit”

  • S.A /
  • 29 August 2020 - 10:58
Shpërthen legjenda e Barçës: “Po e njollosim emrin e Messit”

Hristo Stoichkov ka qenë shumë kritik ndaj udhëheqjes aktuale të Barcelonës.

Ish futbollisti, që ka fituar katër La Liga dhe Champions Leaguen me Barcelonën dhe e ka veshur shtatë sezone fanellën e katalunasve në dy etapa, ka shpërthyer ndaj sjelljes së klubit katanas dhe mbron atë që e konsideron legjendë të gjallë të Barcelonës, Leo Messin.

Stoichkov, i cili në pesë vitet e para ka shënuar 107 gola në 2014 paraqitje dhe më pas edhe 9 të tjera në 41 paraqitje (në etapën e dytë), nuk i ka kursyer kryesinë e klubit për situatën që po ndodh me Messin.

Çështja Messi – “Ne jemi duke fshirë një mit. Po e trajtojmë si gomar lojtarin më të madh në historinë e Barcelonës. Ne po e njollosim emrin e tij, karizmën e tij. Unë jam anëtar, kjo është arsyeja pse them se po e njollosim atë”.

Trajtimi i legjendave – “Unë nuk e di pse lojtarët që kanë bërë histori në Barcelonë, gjithmonë dalin (largohen) nga dera e pasme. Ndoshta drejtuesit mendojnë se jemi në rrugë të drejtë dhe duam t’u vjedhim presidencën, ose diçka të tillë, nuk e di vërtet se çfarë ndodh me ta”.

Kritika ndaj kubit – “Kjo presidencë ka prishur gjithçka, duket se dëshiron t’i kthejë tifozët kundër lojtarëve. Unë fitova katër tituj të La Ligas radhazi, të parën Kupë Europiane (sot, Champions) të klubit dhe nuk kam asnjë mënyrë për t’ua shlyer mbështetjen tifozëve. Sidoqoftë, kjo presidencë nuk ka fytyrë, paguan gazetarët t’i hedhin benzinë zjarrit. Është vërtet e trishtueshme”.

(Kosova Sot Online )