Braithwaite e do fanellën me numrin 10 në Barcelonë

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:11
Braithwaite e do fanellën me numrin 10 në Barcelonë

Martin Braithwaite është i etur ta trashëgojë fanellën me numrin 10 në Barcelonë, nëse Lionel Messi largohet nga klubi këtë verë.

Braithwaite e ka kërkuar fanellën me numrin 10 në Camp Nou, nëse ajo lirohet pas largimit të mundshëm të kapitenit të skuadrës Messit, sipas mediave spanjolle.

Danezi është lojtari i parë që e ka marrë guximin ta kërkojë fanellën me numrin më të famshëm në histori të këtij klubi, sipas 20 minutos.

Braithwaite, i cili e vesh fanellën me numrin 19, iu bashkua Barçës nga Leganes në fillim të këtij viti dhe ka kontratë në Camp Nou deri më 2024.

Ne Leganes, ai e barte fanellën me numrin 25 fillimisht dhe pastaj me numrin 7.

Në Middlesbrough ai e kishte veshur fanellën me numrin 10. 


(Kosova Sot Online)