“Lëreni Messin të shkojë…”

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 17:53
“Lëreni Messin të shkojë…”

Lionel Messi vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediat botërore.

Ai tronditi javën e kaluar Barcelonën duke kërkuar largimin, diçka që nuk e kishin pritur katalunasit pas gati 20 viteve së bashku, ku kanë përjetuar më shumë momente pozitive sesa negative.

I fundit që ka folur për situatën e Leos është trajneri legjendar i Argjentinës, Carlos Bianchi.

“Messi është lojtari më i mirë që kam parë. Nuk duhet ta harroni se ai tani ka 33 vjet. Duhet të shkojë ku ndihet rehat, jo gjithçka janë paratë”, deklaroi ai, i cili beson se ka ardhur koha që të largohet nga Barcelona. 


(Kosova Sot Online)