Babai i Messit niset për në Barcelonë

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 23:36
Babai i Messit niset për në Barcelonë

Agjenti dhe babai i Messis, Jorge, është parë duke hipur në një avion në orën 17 të martën

Ai do të jetë në orët e para të mëngjesit në Kataloni ku do të takohet me presidentin e Blaugranas, Josep Maria Bartomeu për të diskutuar të ardhmen e djalit të tij.

Tema kryesore e takimit do të jetë vendimi i Messit që të ndahet me klubin dhe mundësinë që ai këtë mund ta bëj krejtësisht i lirë.

Bercelona beson që është një klazolë që duhet të paguhet që argjentinasi të mund të jetë i lirë por që ajo ka skaduar dhe LaLiga po ashtu ka bërë një deklaratë zyrtare.

Në të njëjtën kohë, Messi ka refuzuar që të bëj testet për PCR që lojtarët e Barcelonës i kanë bërë në parapërgatitje për ndeshjet parasezonale.

Kapiteni i skuadrës katalunase është i përkushtuar që të largohet nga skuadra këtë verë, edhe pse ka një vit kontratë në kontratë. 

(Kosova Sot Online)