‘Trashaluqi’ Isco

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 13:44
‘Trashaluqi’ Isco

Real Madridi ka nisur përgatitjet për sezonin 2020/21.

Zinedine Zidane ka nisur punën me vetëm pothuajse gjysmën e skuadrës, pasi mbi 10 futbollistë janë ftuar nga vendet e tyre për ndeshjet e shtatorit në Nations League.

Një ndër futbollistët që nuk është ftuar nga Spanja është edhe Isco, që ka vite që ka humbur vendin e titullarit dhe madje nuk merr as ftesë nga Luis Enrique.

Kjo për shkak të neglizhencës së futbollistët, i cili nuk është në formën më të mirë tash e disa vite.

Tani kanë nisur kritikat për dietën e tij.

Isco duket se nuk është kursyer aspak në ushqim gjatë pushimeve verore, pasi është kthyer në stërvitje si një ‘trashaluq’, dhe po kritikohet nga mediat në Spanjë se si një lojtar i klasit të tij, nuk punon me trupin e tij.

(Kosova Sot Online )