Bernard Berisha vjen me mesazhin e mbrëmjes

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 23:35
Bernard Berisha vjen me mesazhin e mbrëmjes

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha ka ardhur me një mesazh prekës në mbrëmje sonte, pasi që shënoi golin e vetëm në humbjen kundër Greqisë në Fadil Vokrri

Bernard Berisha ishte kryefjalë e ndeshjes Kosovë-Greqi, të cilën Dardanët e humbën me rezultat 1-2.

Por, pavarësisht rezultatit negativë, lojtari që u përfol më se shumti në atë ndeshje është pikërisht Berisha.

Ai pasi shënoi gol në minutën e 82-të te ndeshjes, bëri një gjest për të cilin u tha se ishte në drejtim të trajnerit të Kombëtares se Kosovës, Bernard Challandes.

Bernardi tha se ky gjest nuk ishte kundër trajnerit dhe nëse ai e merr si të tillë mos ta fton më në ndeshjet e Kombëtares kosovare.

Por, sot Berisha ka bërë një postim interesant në Facebook ku tregon disa nga momentet më të mira me Kosovën derisa mesazhi i tij thërret për bashkim.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim. Kosovë të duam”, ka shkruar ai në statusin e tij në Facebook. 

(Kosova Sot Online)