Real 2021

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 09:00
Real 2021

Camavinga, Upamecano dhe ‘bomba’ Mbappé janë objektivi i Real Madridit për vitin 2021. Puna për t’i blerë ata do të nisë qysh tani. Real Madridi nuk do të blejë lojtarë tani. Përveç Martin Odegaardit, AS raporton se në organikën e Los Blancos nuk do të shtohet asnjë futbollistë, përkundrazi, ajo do të zvogëlohet duke i larguar disa këtë verë, deri më tani kanë ikur, Brahim Diaz, James Rodriguez. Sipas AS, Zinedine Zidane i ka idetë e qarta.

Në vitin 2021, ai tashmë ka vendosur që në mesfushë të transferojë të riun francez, Eduardo Camavinga. Ai do të qëndrojë edhe një vit te Rennes për t’u rritur si lojtar dhe sezonin 2021/22, Zizu është i bindur se mund ta marrë në Madrid, për të cilin pati zëra edhe në këtë verë.

Reali mund ta blejë Camavingan sezonin tjetër për 40 milionë euro.

Objektivi i radhës është përforcimi në mbrojtje dhe Dayotchanculle Upamecano i RB Leipzig është objektivi i Zizu.

Ai tani ka klauzolë 60 milionë euro, por në vitin 2021 do të bjerë në 45 milionë euro, atëherë kur Zizu synon të veprojë.

Kurse blerja tjetër në vitin 2021 do të jetë ajo për të cilën është folur e diskutuar shumë, Kylian Mbappe.

Në Spanjë e quajnë si punë të kryer ardhjen e Mbappes në Madrid dhe sipas AS, në vitin 2021 talenti francez do ta veshë fanellën e Los Blancos.

Mbappe i duhet sulmit të Realit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe besohet se ai do të kushtojë deri në 200 milionë euro.

Pra, Zizu e ka të qartë, në çdo repart do të largojë një lojtarë të moshuar, për të sjellë një në moshë të re dhe për të vazhduar me projektin e së ardhmes.

(Kosova Sot Online )