Përforcimi i Dundee United shpreson të luajë për Kosovën

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 12:43
Përforcimi i Dundee United shpreson të luajë për Kosovën

Futbollisti kosovar është lindur në Manchester, por i ka prindërit nga Kosova. Ai synon të bëjë paraqitje pozitive në kampionatin skocez dhe më pas synon të luajë për “Dardanët”

Përforcimi i ri i Dundee Unitedit, Florent Hoti shpreson që një ditë të luajë për Kosovën.

Futbollisti kosovar së fundmi iu bashkua klubit skocez, me të cilin synon të luajë në vazhdimësi dhe të bëjë paraqitje pozitive, në mënyrë që të ftohet një ditë nga “Dardanët”.

19 vjeçari fillimisht synon të luajë për Kosovën U-21, e cila do të përballet me Austrinë dhe Andorrën në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Evropian.

Hoti, i cili nënshkroi kontratë dyvjeçare me Dundeen javën e kaluar, është lindur në Manchester.

Mirëpo, pasi prindërit i ka nga Kosova, ka të drejt të luajë për “Dardanët”.

“Unë jam i lindur në Manchester, por prindërit i kam nga Kosova. Ata kanë ardhur prej atje për të jetuar në Angli. Do të mundohem ta bëj më të mirën për Dundee United në sezonin e parë”, u shpreh Hoti për mediat britanike.

“Por, ajo që dua ta bëjë është që të luaj për ekipin kombëtar të Kosovës. Dua të luaj sa më shumë këtu në Dundee, kam ardhur për të luajtur. Dua të ju tregoj të gjithëve në Premierligën skoceze se çka mund të bëj dhe kjo mund të jetë një ligë mjaft e mirë për mua”, përfundoi Hoti. 

(Kosova Sot Online)