Thiago tashmë është i Liverpoolit

  • G.G /
  • 17 September 2020 - 15:05
Thiago tashmë është i Liverpoolit

Së shpejti, Thiago Alcantara do të zyrtarizohet te Liverpooli, pasi klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit, që besohet të jetë 30 milionë euro.

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich, ia ka bërë me dije Jurgen Kloppit se ka marrë një lojtar fantastik.

“Stafi im e ka shijuar kohën sa ka punuar me Thiagon. Vetëm mund ta përgëzoj Liverpoolin sepse ka marrë një super lojtar, veçanërisht një person fantastik”, u shpreh Flick. 

(Kosova Sot Online)