Llapi huazon pesë futbollistë

  • S.A /
  • 18 September 2020 - 16:02
Llapi huazon pesë futbollistë

Klubi i futbollit Llapi i bëri ndryshimet e nevojshme në afatin kalimtar të verës. E në ndërkohë, llapjanët vendosën që disa futbollistë që i kishin në ekip, t’i lirojnë që t’ju bashkohen skuadrave të tjera, në mënyrë që të kenë më shumë minutazh. Në koordinim me ta, Llapi ka vendosur t’i huazojë pesë futbollistë në klube të tjera.

Klubi nga Superliga e ka huazuar portierin Loris Kikrri në kategorinë e parë shqiptare, tek ekipi Egnatias. Ndërkaq, Alban Shabani dhe Bekim Maliqi janë huazuar në ekipin nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, Skënderbeu. E Blerand Qitaku është bërë pjesë e Dardanës, kurse Gentrit Duriqi u huazua te skuadra e Podujevës. “K.F. Llapi të lartëcekurve iu dëshiron shumë suksese në skuadrat në të cilat janë të huazuar dhe pret që të kenë minutazhën e mjaftueshme dhe njëherit presim që të gjithë t’i tregojnë vlerat e tyre”, njofton klubi llapjan. Llapi synon të jetë i suksesshëm në sezonin e ri të Superligës, duke e mëtuar edhe daljen në Evropë.

(Kosova Sot Online )