Juventusi “e liron” Suarezin

  • E.K /
  • 19 shtator 2020 - 16:58
Juventusi “e liron” Suarezin

Pasi që trajneri Andrea Pirlo konfirmoi se “nuk pritet që Luis Suarez të jetë sulmues qendre i Juventusit’, raportohet se klubi po ashtu e ka liruar atë nga një zotim i tij

Uruguaiani besohet se do të ishte në Torino, edhe pse ai fillimisht është dashur që t’i nënshtrohet një provimi të gjuhës italiane në Perugia për ta marrë pasaportën italiane.

Ai ka vazhduar diskutimet për ta shkëputur kontratën nga Barcelona me mirëkuptim, apo ta lejojnë të largohet për një shumë të vogël parash.

Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Juve e ka bërë të qartë që synim kryesor i tyre është sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.

“Merr shumë kohë që ai të merr pasaportë italiane, kështu që nuk pritet që Suarez të jetë sulmues i Juves për sezonin e ri”, ka thënë Pirlo në konferencë për shtyp.

Bardhezinjtë tashmë e kanë plotësuar kuotën për lojtarë jo europian të cilët mund t’i bashkohen klubit nga Serie A, kështu që Suarez nuk mund t’ju bashkohej atyre pa fituar shtetësinë italiane.

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se fjalët e Pirlos vinë në të njëjtën ditë kur drejtori sportiv i Juventusit e ka telefonuar Suarezin për t’i treguar se marrëveshja nuk do të bëhet.

El Pistolero kishte arritur marrëveshje personale me gjigantët e Serie A dhe kishte refuzuar të gjitha ofertat duke u fokusuar vetëm te Juve.

Tani atij i është thënë që të gjej një klub të ri pasi që Zonja e Vjetër synon transferimin e Dzekos. 

(Kosova Sot Online)