Manchester ndizet në fund kundër Lutonit, në rrethin e katër të Carabao Cup

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 23:24
Manchester ndizet në fund kundër Lutonit, në rrethin e katër të Carabao Cup

Manchester United ka fituar me vështirësi sonte. Një penallti e dyshimtë sonte në qytezën e Luton dhe dy gola në fund të ndeshjes të shënuar nga zëvendësuesit bën që Djajtë e Kuq të kualifikohen në rrethin e katër të Carabao Cup

Manchester United është gjendur në vështirësi sonte në Luton ku u përballë me ekipin e kësaj qytezë në kuadër të rrethit të tretë të Carabao Cup.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që kërkonin të vinin te goli por që pa rezultat.

Goli erdhi në fund të pjesës së parë kur një mbrojtës goditi topin dhe ai përfundoi në duar të një bashkëlojtari të tij e ku gjyqtari akordon penallti për mysafirë.

Sigurisht nga pika e bardhë u tregua i saktë Juan Mata që shënoi në minutën e 43-të.

lt

Në pjesën e dytë, Luton kërkonte barazimin e rezultatit derisa United disa herë u tregua e rrezikshme me daljet e tyre përpara në sulm.

Kjo ju shpërblye pasi që Rashford do të shënonte golin e dytë në minutën e 87-të.

Një gol tjetër do ta shënonte në minutat shtesë të pjesës së dytë edhe i zëvendësuari Mason Greenwood, për të shënuar golin e tretë të United.

Në fund, United fiton por edhe kjo ishte një fitore tepër e vështirë për skuadrën e Ole Gunnar Solksjaer, që e filloi me humbje Premier Ligën duke u mposhtur në Old Trafford me rezultat 1-3.

Me këtë fitore United kualifikohet në raundin e katër të Carabao Cup. 

(Kosova Sot Online)