Messi i jep lamtumirën Suarezit

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 14:41
Messi i jep lamtumirën Suarezit

Luis Suarezi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e pikëllimit duke folur në një konferencë lamtumire me Barcelonën, pasi u largua për t’iu bashkuar klubit rival Atletico Madrid.

Në ditën e fundit në Barcelonë, ai ishte i rrethuar nga shokët më të mirë, në veçanti Lionel Messi.

Ai bëri foto me ta bashkë me 13 trofetë e fituar për gjashtë sezone në ‘Camp Nou’ ku shënoi 198 gola.

Suarez tha se po largohet krenar, pasi ka arritur shumë gjëra që as që ka ëndërruar ndonjëherë se do të fitojë gjithçka.

(Kosova Sot Online)