Suarez tregon si po e përjeton Messi kalimin e tij në Atletico

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 13:54
Suarez tregon si po e përjeton Messi kalimin e tij në Atletico

Luis Suarez po largohet nga klubi që fitoi gjithçka, Barcelona. Sot ishte dita e tij e fundit te klubi ku për gjashtë sezone fitoi pothuajse gjithçka. Për të, është shumë e rëndë të lërë klubin ku u ndje si në shtëpi, klubin ku gjeti shokun më të mirë me të cilin ka ndarë të mirën dhe të keqen. Ai është Lionel Messi, që gjatë verës e kërkoi largimin nga Barcelona.

Në ceremoninë e lamtumirës, Suarez u pyet edhe për këtë ndarje mes tyre, pasi ata humbasin njëri-tjetrin, s’do të luajnë më së bashku. “Çfarë të tha Messi kur mësoi se do të luash në Atletico? Ai po përjeton gjëra të çuditshme, së pari sepse po largohem dhe së dyti sepse po shkoj te një rival direkt. Ne tashmë jemi përballur me Uruguain dhe Argjentinën dhe nuk do të kemi probleme kur të luajmë kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Suarez. “Do të jetë gjithmonë speciale përballja me ish ekipin (Barçën)… do të jetë speciale edhe për ata se më njohin mua, i njoh ata”. Ai mes lotesh i dha lamtumiren Barçës.

(Kosova Sot Online )