Pioli ka disa fjalë për talentin e Milanit, Colombo

  • G.G /
  • 25 shtator 2020 - 14:09
Pioli ka disa fjalë për talentin e Milanit, Colombo

Stefano Pioli ka analizuar për mediat italiane paraqitjen e Milanit në sfidën e turit të tretë kualifikues të Europa League ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt, sfidë të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 3-2.

Në fjalën e tij, Pioli vlerësoi turkun Hakan Calhanoglu autor i 2 golave në këtë ndeshje, foli me superlativa për talentin Lorenzo Colombo me 18-vjeçarin që luajti titullar dhe realizoi golin e tij të parë si profesionist me kuqezinjtë, ndërsa komentoi edhe kundërshtarin e fazës play-off që janë portugezët e Rio Ave.

“Një pjesë e madhe të meritave i takojnë atij, pasi është një lojtar shumë altruist dhe më shumë cilësi. Ai punon shumë për ekipin. Është e vështirë të presësh gjithmonë dy gola, por e pres këtë lloj paraqitjeje. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe ka kualitetet për t’u bërë protagonist”.

“Me siguri është shumë i emocionuar dhe e tregoi. Kjo është diçka e mirë për të, është vetëm 18 vjeç dhe u thirr për të luajtur menjëherë para ndeshjes. Ai kishte përgjegjësi. Gjithsesi është një djalë i shkëlqyer, me këmbë në tokë dhe që ka vullnet për të punuar. Nuk është e lehtë të gjesh të rinj më këtë qëndrim. Colombo e di se duhet të punojë shumë për t’u përmirësuar. Jam i lumtur që ai ishte gati dhe shënoi, sikurse bëri edhe në miqësoret para nisjes së sezonit”.

“Është e dukshme që të gjitha ndeshjet janë të vështira. E dinim që do të ishte përballje sfiduese kjo me Bodo/Glimt. Kishim shtatë lojtarë të rëndësishëm që na mungonin. Tani fokusohemi te ndeshja e radhës në kampionat të dielën dhe më pas mendojmë për ndeshjen e play-off kundër Rio Ave”.

(Kosova Sot Online)