Kapiteni Biraj vazhdon me Bashkimin

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 15:59
Kapiteni Biraj vazhdon me Bashkimin

Qëndrim Biraj i ka mbetur besnik Bashkimit.

Basketbollisti i njohur kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin prizrenas për të vazhduar kështu ta bartë fanellën e portokalltë.

Biraj është bërë kapiten i skuadrës prizrenase që nga sezoni 2014/15 kur ishte vetëm 25 vjeç dhe këtë detyrë do të vazhdojë ta mbajë edhe më tej, njofton Bashkimi përmes rrjeteve sociale.

Bashkimi synon ta ketë një sezon sa më të suksesshëm në Superligën e basketbollit.

Sezoni 2020/21 do të fillojë kah gjysma e muajit tetor.

(Kosova Sot Online)