Lëndohet përsëri Sane, mungon në finalen e Superkupës kundër Dortmundit

  • G.G /
  • 29 shtator 2020 - 16:06
Lëndohet përsëri Sane, mungon në finalen e Superkupës kundër Dortmundit

Leroy Sane do të mungojë për Bayern Munich-un në finale të Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit, për shkak të një lëndimi, konfirmon trajneri i tij Hansi Flick.

Sane e shijoi një fillim shumë të mirë të jetës në Bayern që prej se iu bashkua atij nga Manchester City për 60 milionë euro në korrik.

14-vjeçari e ka shënuar një gol dhe i ka dhuruar dy asiste në tri paraqitjet e para për Bayernin, si dhe e ka fituar Superkupën e UEFA-s së fundmi.

Me triumfin kundër Sevillës javën e kaluar në Puskas Arena, Bayerni e çoi në katër numrin e trofeve të fituara në vitin 2020 dhe tani e kanë mundësinë ta fitojnë edhe trofeun e pestë, nëse e mposhtin Dortmundin këtë mesjavë.

Por, skuadra e Flick do të vijë në këtë takim pas një humbjeje tronditëse 4:1 kundër Hoffenheim në Bundesligë të shtunën, e cila ia ndërpreu një ecuri mbresëlënëse prej 32 ndeshjeve pa humbje.

Flick ka folur për mungesat me të cilat do të përballet kundër Dortmundit: “Alaba ka probleme muskulore, por do ta shohim si është puna me të më vonë. Leroy Sane do të mungojë. Ai e ka lënduar gjurin”. 

(Kosova Sot Online)