Messi shpjegon përse e sulmoi Barcelonën në Instagram

  • G.G /
  • 30 September 2020 - 12:26
Messi shpjegon përse e sulmoi Barcelonën në Instagram

Lionel Messi ka shpjeguar se e sulmoi Barcelonën javën e kaluar përmes një shkrimi në Instagram pas shitjes së Luis Suarezit në Atletico Madrid, për shkak se ndihej i lënduar nga shumë gjëra dhe se kishte nevojë ta shprehte palumturinë.

Messi e pati një verë përçarëse në Camp Nou, së pari duke i bërë kërkesë Barcelonës ta aktivizojë një klauzole në marrëveshjen e tij me klubin, cila do ta lejonte atë të largohej falas.

Barcelona, megjithatë, u kundërpërgjigj fuqishëm, duke thënë se afati për ta aktivizuar atë klauzolë kishte mbaruar tashmë duke qenë se kërkesa duhej të bëhej në qershor dhe jo në gusht.

E pastaj duke shpërthyer në kritika ndaj klubit për mënyrën sesi e largoi shokun e tij të ngushtë dhe bashkëlojtarin Luis Suarez, i cili u njoftua se nuk ishte më pjesë e klubit përmes një telefonate dyminutëshe.

Messi pati shkruar në lidhje me largimin e Suarezit: “Do të jetë e vështirë të të shoh në një fanellë tjetër dhe aq më tepër të luaj kundër teje në fushë. Ti e ke merituar një lamtumirë të mirëfilltë për atë se kush je; njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm në histori të klubit.”

“Ti nuk e ke merituar që ata të përzinin ashtu siç e bënë. Por e vërteta është se asgjë nuk më habit mua këtu më”, shtoi Messi.

Tani, Messi i ka shpjeguar ndjenjat që e nxitën ta kritikojë aq hapur klubin e zemrës, duke e pranuar se veprimet e tij ishin përçarëse por se kishte nevojë ta shprehte palumturinë.

Ai tha për gazetën Sport: “E thashë atë që e ndjeva në një çast të vështirë. E kuptoj se njerëzit kanë mundur të mendojnë se unë është dashur ta mbyll gojën dhe ta lejoj këtë të kalojë, siç kam bërë në shumë raste, por shumë gjëra më lënduan në javët e fundit dhe ajo ishte mënyra ime e të shprehurit atë”.

(Kosova Sot Online)