Transferimi i James tek Everton cilësohet si “vjedhja e dekadës”

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 11:30
Transferimi i James tek Everton cilësohet si “vjedhja e dekadës”

James Rodriguez është duke punuar nën urdhrat e Carlo Ancelotti te skuadra angleze Everton që një muaj, por ai tashmë ka filluar ta dominojë Premierligën.

Në vetëm 30 ditë pasi iu bashkua Evertonit nga Real Madridi, kolumbiani tashmë ka arritur që t’i bindë të gjithë ata që dyshonin në cilësitë e tij, dhe është zgjedhur në 11-shën më të mirë të transferimeve gjatë verës.

James është shpallur lojtari i ndeshjes në çdo ndeshje të Evertonit deri tani këtë sezon, kundër Tottenham, West Brom, Crystal Palace dhe Brighton. Gjithashtu ai është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premierligë.

Përformancat e tij mbresëlënëse kanë bërë që shtypi anglez ta cilësojë transferimin e tij si “vjedhja e shekullit”.

“Mund të jetë vjedhja e shekullit nëse vazhdon me këtë formë me skuadrën e Evertonit,” 

Shumë pak mund të besojnë që një lojtar më kualitet si James është blerë për vetëm 25 milionë euro, për arsyeje të situatës që ka pasur ai në Madrid.

Në vetëm pesë ndeshje deri tani në Angli, 29-vjeçari i ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar në shumicën e asisteve.

Tifozët e skuadrës Everton shpresojnë që ai të vazhdojë formën e mirë kundër skuadrës së Jurgen Klopp pasi që Liverpool ndeshjen e kaluar ka humbur kundër Aston Villas me rezultat 7:2.

(Kosova Sot Online)