Pep Guardiola del me njoftim zyrtar

  • A.P /
  • 22 May 2026 - 14:30
Pep Guardiola del me njoftim zyrtar

Pep Guardiola ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga posti i trajnerit të Manchester City në fund të sezonit. Trajneri spanjoll publikoi një video në rrjetet sociale të premten, vetëm pak ditë para ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League kundër Aston Villa të dielën.

Guardiola ka qenë në krye të “Citizens” që nga viti 2016 dhe është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar UEFA Champions League, gjashtë tituj të Premier League dhe shumë trofe të tjerë vendas.

Në videon e publikuar, Guardiola deklaroi:

“Më mos më pyesni për arsyet pse po largohem. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë.

Por thellë brenda vetes, e di që ka ardhur koha ime.”

Sipas raportimeve, City pritet ta emërojë Enzo Maresca si pasues të tij. Ish-trajneri i Chelsea dhe Leicester City ka qenë më parë pjesë e stafit të Guardiolës si ndihmëstrajner në “Etihad Stadium”.

Megjithatë, Guardiola nuk do të largohet plotësisht nga klubi, pasi 55-vjeçari konfirmoi gjithashtu se do të marrë rolin e ambasadorit global të Manchester Cityt.

(Kosova Sot Online)