Lëndohet Odegaard dhe humb ‘El Clasicon’

  • S.A /
  • 17 October 2020 - 09:28
Lëndohet Odegaard dhe humb ‘El Clasicon’

Martin Odegaard duhet të presë për të shijuar një ndeshje të ‘El Clasicos’.

Real Madridi ka konfirmuar të premten menjëherë pas stërvitjeve se Martin Odegaard do të jetë jashtë për disa ditë, ani pse normalisht u pa në mëngjes duke u stërvitur me të tjerët.

Pikërisht në stërvitjen e fundit, 21-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulore që do ta lërë jashtë dy deri në tre javë.

Ai ka probleme me pulpën e këmbës së djathtë.

(Kosova Sot Online )