Kështu i gëzohet Ronaldo fitores së Real Madridit kundër Barcelonës

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 09:46
Kështu i gëzohet Ronaldo fitores së Real Madridit kundër Barcelonës

Cristiano Ronaldo e ka shijuar triumfin e ish-klubit të vet, Real Madridit, kundër rivalit të përbetuar, Barcelonës, në El Clasicon e së shtunës në La Liga.

Reali e mundi 3:1 Barcelonën falë golave nga Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric në Camp Nou.

Valverde e kaloi Realin në epërsi pas një pasimi të mrekullueshëm nga Karim Benzema qysh në fillim të ndeshjes.

Ansu Fati e barazoi rezultatin vetëm pak çaste më vonë, i ndihmuar nga Jordi Alba, duke u bërë golashënuesi më i ri në moshë në histori të El Clasicos.

Ramos e ktheu epërsinë duke shënuar nga penalltia para se Luka Modric ta vuloste fitore e madrilenëve në sekondat e fundit.

Sulmuesi i Juventusit Ronaldo reagoi në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “Pooooo”.

Portugezi e shikoi El Clasicon nga karantina, ku ndodhet i ngujuar në pritje testit negativ për koronavirus.

Pasi doli përsëri pozitiv në testin për Covid-19 këtë javë, Ronaldo do të mungojë për Juventusin kundër Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)