Drejtori i Juventusit u fut në zhveshtore, e fyeu dhe e kërcënoi gjyqtarin, dënohet rëndë

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 15:57
Drejtori i Juventusit u fut në zhveshtore, e fyeu dhe e kërcënoi gjyqtarin, dënohet rëndë

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është gjobitur me 15 mijë euro për sjellje të pahijshme dhe kërcënim ndaj gjyqtarit në ndeshjen e bardhezinjve kundër Hellas Veronës.

I pakënaqur me gjykimin pas pjesës së parë në barazimin e Juventusit 1:1 me Veronën të dielën, Paratici ishte futur në zhveshtore duke iu drejtuar gjyqtarit Fabrizio Pasqua me gjuhë ofenduese dhe kërcënuese.

Komisioni Disiplinor i Serie A ka thënë se Paratici u gjobit për futjen në zhveshtoren e gjyqtarit pas pjesës së parë dhe për sjelljen e tij kërcënuese dhe ofenduese ndaj gjyqtarit.

Ai do të detyrohet t’i paguajë 15 mijë euro gjobë për këtë.

(Kosova Sot Online)