Sot nis xhiroja e 10-të në Superligë

  • A.P /
  • 25 October 2024 - 10:41
Sot nis xhiroja e 10-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll e nis sot fazën e dytë të sezonit.

Ndeshja që hap xhiron e 10-të do të jetë ajo mes Feronikelit 74 dhe Ferizajt.

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me fitore të ferizajasve me rezultat 3:1.

Aktualisht, Ferizaj gjendet në vendin e shtatë në tabelë me 10 pikë dhe ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 është e fundosur në tabelë me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

(Kosova Sot Online)