Operohet me sukses Van Dijk

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 13:57
Operohet me sukses Van Dijk

Virgil Van Dijk është operuar me sukses në gju pas dëmtimit të rëndë që pësoi në derbin ndaj Everton pas një përplasjeje me portierin Jordan Pickford dhe këputi ligamentet.

Kjo situatë i kushtoi shumë njërit prej mbrojtësave më të mirë në botë, i cili me siguri ka mbyllur këtë sezon futbollistik, ose në rastin më të mirë, mund t’ia dalë të rikthehet vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Kjo pasi dihet se probleme të tilla në lidhje me ligamentin kërkojnë të paktën gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar. Rikuperim të cilin Van Dijk do ta nisë menjëherë, duke qenë gjithë kohën nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të Liverpool. 

29-vjeçari shpreson që të paktën të jetë gati për Euro 2020 me Holandën kompeticion që do të startojë qershorin e ardhshëm.

Derisa Jurgen Klopp, për të mbuluar sado pak atë mungesë, po mendon që në janar ta blejë nga Napoli Kalidou Koulibalyn.

(Kosova Sot Online)