“Juventusi po e priste Ronaldon”

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 07:35
“Juventusi po e priste Ronaldon”

Andrea Pirlo është shprehur shumë i lumtur me fitoren në udhëtim te Spezia që erdhi falë Cristianos.

Cristiano Ronaldo u rikthye në fushë pas disa javësh izolimi për shkak të COVID-19.

35-vjeçari u inkuadruar në pjesën e dytë në takimin që Juventusi e fitoi 4-1 në udhëtim te Spezia.

CR7 shënoi dy gola në këtë takim, fillimisht në minutën e 69’, tre minuta pasi hyri në lojë në vend të Paulo Dybalas, dhe të dytin nga pika e bardhë në minutën e 76’.

Ai të premten u shëruar plotësisht nga coronavirusi dhe mori dritën e gjelbër për të zbritur në fushë të dielën.

“E ndryshuam sistemin pak, e dimë se Arthur do të ishte më i lirë nëse do të luante prapa. Ronaldo po përmirësohet dhe ne ishim duke pritur për të”, tha Pirlo për Sky pas ndeshjes.

“Dytë, ai dhe Dybala po përmirësohen, le të shohim se si do të ndihen të gjithë ditëve të ardhshme”. 

(Kosova Sot Online)