Ter Stegen rikthehet në golin e Barcelonës, starton edhe Messi

  • E. /
  • 04 November 2020 - 20:43
 Ter Stegen rikthehet në golin e Barcelonës, starton edhe Messi

Barcelona e pret në Camp Nou sonte skuadrën e Dinamo Kievit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve

Risia në skuadrën e Koeman është se pas disa muajsh në portë është kthyer Ter Stegen pasi që i kishte munguar Barcelonës për shkak të një lëndimi.

Koeman përpos që ka startuar me Ter Stegen sonte ka startuar edhe me Messi, Pedri, Griezmann e Fati në sulm.

Barcelona hynë në këtë ndeshje pas dy fitoreve në dy xhirot e para të Ligës së Kampionëve.

Formacionet zyrtare:

Barcelona

Dinamo Kiev  

(Kosova Sot Online)