Mergim Berisha përsëri starton për Salzburgun kundër Bayernit, formacionet zyrtare

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 21:06
 Mergim Berisha përsëri starton për Salzburgun kundër Bayernit, formacionet zyrtare

Mërgim Berisha ka startuar përsëri për skuadrën e Salzburg sonte në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve

Sulmuesi kosovar, i cili mbron ngjyrat e Kombëtares U21 të Gjermanisë, shënoi gol në ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madridit, por që skuadra e tij nuk arriti që ta ruajë epërsinë deri në fund kundër Atleticos.

Ai sonte do të luan kundër kampionëve të Gjermanisë dhe Europës, Bayern Munchen në Austri, e ku partner në sulm do ta këtë Koitan.

Në anën tjetër, Bayern ka startuar me Lewandowski, Coman, Muller e Gnabry në vijën e parë të sulmit .

Bayern nga dy ndeshje ka dy fitore dhe prin në Grupin A. Në vendin e dytë është Atletico Madrid që për momentin është duke barazuar kundër Lokomotivës së Moskës në Moskë me rezultat 1-1. Vendi i tretë është i Lokomotivës kurse Red Bull Salzburg është në vendin e fundit me një pikë.

Formacionet zyrtare:

Red Bull Salzburg

Bayern Munchen

(Kosova Sot Online)