Kili në “luftë” me Interin pas lëndimit të Alexisit

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 22:09
 Kili në “luftë” me Interin pas lëndimit të Alexisit

Një “luftë” në distancë ka shpërthyer në mes të Interit dhe Kombëtares se Kilit për Alexis Sanchez, pasi që trajneri Reinaldo Rueda ka kërkuar “më shumë respekt, pasi që ata nuk janë në kohën e kolonive”.

Ish sulmuesi i Manchester United ka një histori të gjatë me lëndimet muskulore dhe ishte detyruar që të largohet nga stërvitjet herët dje në mëngjes pas një tjetër lëndimi.

“Alexis është duke u përballur me këtë problem që disa kohë, jo vetëm të mërkurën dhe është larguar nga stërvitjet për shkak të kujdesit nga ta”, tha Rueda në konferencën për shtyp.

“Testet kanë zbuluar se lëndimi është edhe më serioz. Ne do ta shohim si do të shërohet ai, por ne nuk do ta rrezikojmë atë për ndeshjen e ardhshme të Kilit kundër Perusë”.

Derisa Interi është ankuar sonte publikisht që lojtarët e tyre po lëndohen gjatë ndeshjeve me Kombëtarët e tyre dhe se këto ndeshje nuk është dashur të luhen gjatë pandemisë, por trajneri i Kilit nuk mendon kështu.

“Me gjithë respektin për kolegët europian, do të dëshiroja që ata te na respektojnë neve në të njëjtën mirë. Do të dëshiroja më shumë respektet sepse ata shpesh kanë vendosur të luajnë me Alexis 45 minuta dhe pastaj për 90 minuta”.

(Kosova Sot Online)