Nuk gabon Chelsea i Lampard, rrëmben kreun n’Premierligë

  • S.A /
  • 21 November 2020 - 15:47
Nuk gabon Chelsea i Lampard, rrëmben kreun n’Premierligë

Tri pikë të tjera të arta për “Blutë” e Londrës.

Chelsea e ka mposhtur 2-0 në udhëtim Newcastle Unitedin, për të vazhduar me formën e mirë në Premierligë, pasi e arriti fitoren e tretë me radhë.

Gjithcka u zhbllokua në minutat e para të ndeshjes.

Një harkim i bukur nga Mason Mount, ka bërë që Federico Fernandez gabimisht ta shtyjë topin në portën e gabuar, për rezultatin 0-1, në minutën e 10-të. Në pjesën e dytë, Tammy Abraham është kujdesur ta dërgojë topin në rrjetë për 2-0, duke ia siguruar “Bluve” të Londrës tri pikë. Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 18 pikëve dhe ka rrëmbyer përkohësisht pozitën e parë në renditjen e Premierligës.

https://tiger.cdnja.co/v/br/braVE.mp4?secure=wqOoD7yWyf7yUqYZSHBGPQ&expires=1605976200

https://tiger.cdnja.co/v/0p/0PRgg.mp4?secure=fB3bDRnyBu7aLzdgxv1EfA&expires=1605976200

 

(Kosova Sot Online )