Guardiola në ‘Old Trafford’ për fitore

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 09:00
Guardiola në ‘Old Trafford’ për fitore

Pep Guardiola e cilëson vetëm si një ndeshje të radhës, derbin e Manchesterit ndaj United, sfidë e cila vlen vetëm 3 pikë për trajnerin e Manchester City.

Trajneri spanjoll i Citiziens ka bindjen se skuadra e tij do të triumfojë në këtë superduel, ndërsa shtoi se i vjen keq që ky derbi do të luhet pa praninë e tifozëve.

“Nuk është një ndeshje me eliminim direkt, në lojë janë vetëm 3 pikë. Sigurisht që derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme, kjo edhe prej cilësisë së madhe që kanë kundërshtarët tanë. Këtë periudhë do të luajmë shumë ndeshje, objektivi ynë është t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi Pep.

Ai foli edhe për mungesën e publikut në stadiume shkaku i pandemisë COVID-19.

“Më vjen keq për mungesën e publikut, do të ishte bukur të luanim me tifozë”, deklaron Guardiola.

(Kosova Sot Online )