Lexoni edhe:
Kandidati për president të Barcelonës: Messin e largoj nga klubi, nëse s’pranon ulje page
Ta shohësh Ismet Munishin të tërbuar dhe të mllefosur me gjyqtarët mund të jetë e zakonshme, por zemërimi i tij i ka tejkaluar kufijtë duke kaluar në fyerje dhe ofendime të rënda në rrjetet sociale.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është lëshuar në një seri ofendimesh në llogarinë e vet në rrjetin social Facebook dhe ka shkuar edhe më larg duke shkëmbyer komente fyese me ndjekësit e vet.
Burim i mllefit të tij të paparë është humbja e dytë e skuadrës së tij në tri ndeshjet e fundit ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejt për titull në Superligë.
(Kosova Sot Online )