Manchester arrin fitore të rëndësishme në Sheffield

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 23:14
Manchester arrin fitore të rëndësishme në Sheffield

Manchester United ka shënuar fitore të rëndëshshjme sonte në Sheffield, duk u afruar në vetëm 5 pikë me liderin në Premier Ligë. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Rashford që ka shënuar dy gola

Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme në Sheffield United, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-3.

Gjithçka nisi mirë për vendasit të cilët shënuan gol në minutën e 5-të te ndeshjes me McGoldrick.

Manchester reagoi 20 minutave, ku Marcus Rashford do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 26-të.

United do ta përmbyste rezultatin në minutën e 33 kur për ta do të shënonte Martial.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, pra 1-2.

Në pjesën e dytë ishte United që e filloi më fuqishëm dhe Rashford do ta shënonte golin e dytë në minutën e 51-të të ndeshjes.

McGoldrick do të shënonte edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 87-të, por për të barazuar rezultatin do të ishte vonë për Sheffield.

Në fund, United kthehet në Manchester me tre pikë, derisa tani është ngritur në vendin e 6 me 23 pikë, aq sa ka Everton në vendin e 5-të. Por, United ka tani vetëm pesë pikë më pak se Liverpool dhe kjo është një ngritje e mirë e skuadrës së Solskjaer, konsideruar fillimit e keq të sezonit.

Në anën tjetër, Sheffield mbetet në vendin e fundit në Premier Ligë me vetëm 1 pikë të fituar këtë sezon.

(Kosova Sot Online)