
Rabiot dënohet për ndeshjen me Udinese

Edhe një lajm i keq për Juventusin pas fitores në apel të Napolit, pasi që Adrien Rabiot do të suspendohet kundër Udineses
Napoli fitoi rastin në CONI për ndeshjen e javës së katër me Juventusin si dhe minus një pikë pasi që ajo do të rilohet.
Rabiot është suspenduar për ndeshjen e javës së katër, për shkak se Juve e kishte fituar ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0 ishte thënë se dënimi do të kalonte.
Megjithatë, tani do të luhet dhe dënimi i tij do të zbatohet në ndeshjen e radhës së Juventusit.
Bardhezinjtë do të luajnë kundër Fiorentinas sonte, por tashmë është vonë dhe dënimi nuk do të llogaritet për sot.
Kështu që, Rabiot do të suspendohet për ndeshjen e radhës së Juventus, e cila ndeshje do të zhvillohet në janar.
(Kosova Sot Online)