Solskjaer konfirmon ardhjen e Diallos

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 10:23
Solskjaer konfirmon ardhjen e Diallos

Manchester United do të forcohet në janar me talentin e Atalantës, Amad Diallo, por nuk pret shumë ndryshime në skuadër, sipas trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq konfirmuan blerjen e 18-vjecarit nga Serie A për 37 milionë funte verën e kaluar, me Diallon që qëndroi në Atalanta për t’u rritur më shumë si lojtar.

Pas fitores së madhe 2-1 kundër Aston Villës, që barazoi në krye të rënditjes Liverpoolin, Solskjaer konfirmoi ardhjen e Diallos.

“Amad, i kemi plotësuar të gjitha dokumentet, nuk shoh ndonjë pengesë,” tha Solskjaer.

“Shpresoj shumë shpejt ai do të jetë me ne. Shumë i ngazëllyer që do ta kemi atë. Do t’i duhet kohë për t’u zhvilluar”.

“Përveç kësaj nuk po mendoj shumë për Janarin”.

(Kosova Sot Online)