Si e ndryshoi mendjen për Eriksenin Antoni Conte

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 15:52
Si e ndryshoi mendjen për Eriksenin Antoni Conte

Duket se trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka ndryshuar mendjen për mesfushorin e vet Christian Eriksen, pasi ka vendosur t’i japë atij rolin e organizatorit të ndeshjes sot kundër Fiorentinës, pavarësisht se muaj më parë kishte thënë se danez s’bën për këtë rol.

Fiorentina është nikoqire e Interit në stadiumin Artemio Franchi, në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Italisë duke filluar në orën 15:00.Skuadra e Antonio Contes do të përballet me rivalin e qytetit Milan në çerekfinale, nëse e kalon Fiorentinën.

“Kemi pasur kohë të punojmë me Eriksenin në rrafsh taktik në rolin e organizatorit, të cilën për momentin e luan Marcelo Brozovic”, tha Conte të martën para ndeshjes.

“Pres gjëra të mëdha nga ai në atë pozitë”.

Duket se trajneri italian e ka ndërruar mendjen për rolin e 27-vjeçarit, sepse në nëntor kishte thënë se danezi nuk i zotëronte shkathtësitë e duhura për rolin e organizatorit.

“Është një rol që do ta penalizonte shumë lojtarin”, kishte thënë Conte para ndeshjes së Interit kundër Torinos në nëntor.

“Christian ka aftësitë të rëndësishme. Nëse do ta vendosja para mbrojtjes, do t’ia hiqja forcën më të madhe që e zotëron”.

Erikseni ka luajtur titullar në vetëm pesë prej 13 ndeshjeve që i ka zhvilluar deri tani këtë sezon në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online )