Liria prezanton përforcimet e shpresës

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 15:46
Liria prezanton përforcimet e shpresës

Klubi me nam në futbollin kosovar, por që aktualisht garon në kategorinë e dytë, Liria, i ka prezantuar disa përforcime për sezonin pranveror, në të cilin do të provojë të rikthehet në Superligë. Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, klubi prizrenas sot i ka prezantuar pesë ardhje të reja në stadiumin “Përparim Thaçi”.

“Deri tani skuadrës i janë bashkuar: Martin Kovachev – qendërmbrojtës, Miljan Vlaisavljeviç – mesfushor krahu/sulmues, dhe Borislav Bladzhiyski – mesfushor.

Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj. Albin Berisha e ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore. Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendërsulmues dhe një mbrojtës”, ka thënë kryetari Qemal Krasniqi. Liria nga 7 janari e ka nisur fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror. Nga fundi i këtij muaji prizrenasit do të udhëtojnë në Durrës për fazën tjetër përgatitore.

Nga klubi me marrëveshje janë liruar: Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha. 

(Kosova  Sot Online )