Barcelona e do Agueron

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 15:55
Barcelona e do Agueron

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, për ta bashkuar atë me mikun e vet, Lionel Messi në Camp Nou.

Sezoni i Agueros nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të mbajtur te ardhmen pezull shërben edhe kontrata e tij me Manchester Cityn që skadon në qershor të vitit 2021.

Sulmuesi argjentinas është një emër jashtëzakonisht i lakmuar në tregun e transferimeve dhe skuadrat e mëdha të Evropës po lëvizin që tani për ta bindur që të ndryshojë ambient pas 10 vjetëve në Manchester me fanellën e kaltër të çilët

Në ndjekje të Agueros, përveç PSG-së që po e kërkon prej kohësh, është edhe Barcelona që synon ta rikthejë në Spanjë, ku ka luajtur për pesë vjet me Atletico Madridin, nga viti 2006 deri më 2011.

Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Barcelona po mendon për të dhe e ka futur në listën e afrimeve për t’ia dhuruar trajnerit Ronald Koeman, duke individualizuar Agueron si një përforcim për sulmin, repart ku ai do të formonte një dyshe argjentinase me mikun e tij të madh Lionel Messi.

(Kosova Sot Online )