Lautaro: Jam këtu për titullin

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 12:41
Lautaro: Jam këtu për titullin

Lautaro Martinez e ka synim titullin e kampionit në Itali me Interin këtë edicion, diçka që nuk e arritën edicionin e kaluar.

Ai tha se është këtu për këtë qëllim, ndërsa foli edhe për të ardhmen e tij.

Argjentinasi tha se janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

“E dua titullin, po punoj dhe jam këtu për këtë objektiv. Pas shumë viteve të dominimit të Juventusit, këtë vit kampionati  është më i ekuilibruar dhe argëtues. E ardhmja? Klubi dhe menaxheri im po flasin për rinovimin, do të gjendet një marrëveshje. Unë ndihem mirë në Milano, jam i qetë” – u shpreh Lautaro Martinez.

Momentalisht Interi gjendet në vendin e dytë me 37 pikë, tri më pak se Milani i cili gjendet në pozitën e parë.

(Kosova Sot Online)