E ardhmja e Dzekos varet nga Fonseca

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 09:43
E ardhmja e Dzekos varet nga Fonseca

E ardhmja e Edin Dzekos në Romë është e pasigurt dhe raportohet se pozita e tij varët nga trajneri Paulo Fonseca, por si erdhi pozita deri në këtë rast 

Gazetari i SportItalia, Alfredo Pedulla raporton se kapiteni boshnjak është në rrugë për t’u larguar këtë dimër.

Raporti tregon që Interi nuk është në garë për të, por Juventus i është rikthyer veteranit, pasi që ata nuk arritën që ta transferojnë 34 vjeçarin dhe në vend të tij transferuan si të huazuar Alvaro Moratan nga Atletico Madrid.

Një lëvizje jashtë Italisë mund të jetë një alternativë për Dzekon, i cili ka kaluar katër sezone e gjysmë në Olimpico.

Dzeko ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje të Serie A këtë sezon, por La Gazzetta dello Sport ka treguar që sulmuesi është konfrontuar kohëve të fundit me trajnerin portugez pas shkarkimit të menaxherit të skuadrës, Gianluca Gomber.

Është raportuar se Dzeko dhe Lorenzo Pellegrini kanë folur për skuadrën, duke kërkuar rikthimin e Gombar dhe ka diskutuar për rezultatet e dobëta dhe problemet taktike me trajnerin në Fonseca.

E ardhmja e Fonsecas te Roma është kërcënuar dhe ai duhet që të fitojë kundër Spezia nesër në Serie A, por Roma mund të detyrohet që të zgjedh mes trajnerit dhe kapitenit të tyre.

Sipas La Repubblicas, ka shumë arsye pse Dzeko dhe Fonseca kanë një marrëdhënie “e vështirë dhe e tensionuar”, kurse tjetra se ish lojtari i Manchester City ka vënë në pikëpyetje taktikat e tij qysh prej humbjes në Sevilla në çerekfinale vitin e kaluar në Europa Ligë.

Si shtesë e kësaj, Dzeko e dinte se Fonseca e ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij verën e kaluar, kur vetarani ishte lidhur me Juventusin dhe Arek Milik ishte parë si zëvendësues i tij.

Fonseca ka thënë se Dzeko është lënduar pasi që ka marrë një mavijosje në këmbë në ndeshjen e fundit kështu që me gjasë nuk do të luajë kundër Spezias nesër, por SportItalia thotë se ylli i skuadrës është rrugës për t’u larguar, vetëm nëse para tij largohet Fonseca. 

(Kosova Sot Online)