Erion Sadiku transferohet tek ekipi i njohur i Serie A

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 13:52
Erion Sadiku transferohet tek ekipi i njohur i Serie A

Mesfushori i Kosovës U-21, Erion Sadiku është larguar nga ekipi suedez, Varbergs për të shkuar te një klub shumë më i madh. Sadiku ka kompletuar transferimin e tij tek ekipi i njohur i Serie A, Genoa.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e Serie A deri në vitin 2023, ndërsa fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Genoas.

(Kosova Sot Online )