Nisin hetimet për përplasjen Ibrahimovic-Lukaku, prokuroria fton gjyqtarin e ndeshjes

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 13:49
Nisin hetimet për përplasjen Ibrahimovic-Lukaku, prokuroria fton gjyqtarin e ndeshjes

Giuseppe Chinè, prokurori federal, këtë mëngjes hapi një hetim në përplasjen e ashpër verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Një episod ky që shkaktoi shumë diskutime në derbin e Coppa Italia midis Interit dhe Milanit.

Sipas Ansa, si pjesë e hetimit, prokurori federal thirri gjyqtarin Valeri i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme për të sqaruar ” fushën e dënimeve të shkaktuara tashmë për dy lojtarët “.

Të dy lojtarët aktualisht janë dënuar me nga një ndeshje moslojë, por ky dënim mund të jetë shumë më i rëndë nëse vërtetohet se është përdorur gjuhë diskriminuese.

(Kosova Sot Online )