Suarez: “Messi do të pensionohet kudo që ai dëshiron”

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 11:49
Suarez: “Messi do të pensionohet kudo që ai dëshiron”

Vendimi se ku t’i varë atletet, do të jetë vetëm i Messit.  Luis Suarez ka folur sërish për shokun e ngushtë, Lionel Messin. Duke mos zbuluar asgjë për të ardhmen e argjentinasit, që duket larg Barcelonës, Suarez ka folur për kohën kur do t’i varë 33-vjeçari atletet.

“Këtë mbrëmje kam folur me të, ishte shumë i lumtur për fitoren kundër Granadës. Po luan në nivele të larta, është më i miri në botë”, tha Suarez. “Messi do të pensionohet kudo që ai dëshiron, ai do të vendos nëse do të jetë në Barcelonë, Argjentinë apo kudo qoftë”. 

(Kosova Sot Online )