Kërcënohet me vdekje gjyqtari anglez, Mike Dean

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 12:59
Kërcënohet me vdekje gjyqtari anglez, Mike Dean

Gjyqtari i njohur anglez që ndan drejtësinë në Premierligë, Mike Dean ka marrë kërcënime me vdekje gjatë fundjavës së shkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur reporteri i sportit në The Times, Martyn Ziegler.

Ai tha se Dean dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje përgjatë fundjavës për shkak të kartonit të kuq që dha Mike Dean për futbollistin e West Ham, Soucek.

Ai karton ngjalli jashtë mase diskutime, duke vënë në dyshim të madh vendimin e marrë nga gjyqtari. Nga shumëkush, ai vendim u gjykua si i padrejtë.

Mike Dean raportohet se ka kërkuar të mos përfshihet në asnjë ndeshje të Premierligës në javën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online )