Inter, së shpejti debuton me stemën e re të klubit

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:46
Inter, së shpejti debuton me stemën e re të klubit

Sipas Sky Sport, Interi do të debutojë me stemën e re të klubit në fanellën zikaltër kundër Cagliarit në prill

Zikaltërit ende nuk e kanë zyrtarizuar embelemën e tyre të re, por ata kohëve të fundit kanë treguar në aplikacionin e tyre tregtar se si do të duket embëlema e tyre e re.

Logo është rrethore e stilizuar me shkronja të bardh të vendosura në prapavijë të kaltër.

Emblema e re duket se ka shkronjën I dhe M – për Inter Milano – por po ashtu mund të lexohet si “I’m” për ta forcuar trashëgiminë në mes të klubit dhe tifozëve të tyre, ka analizuar stemën La Gazzetta dello Sport.

Sky Sport thotë se emblema e re e Interit do të shfaqet në fanella të tyre në prill kur Zikaltërit do të përballen me Cagliarin në Guiseppe Meazza.

Ndeshja do të luhet më 10 ose 11 prill. 

(Kosova Sot Online)